Haradinaj: Nëse VV-së i vyejnë votat e opozitës, duhet ta gjejë një kandidat unifikues

Kështu deklaroi Ramush Haradinaj pas ndërprerjes së seancës së sotme të konstituimit të Kuvendit:

“Keq që nuk po fillon edhe në kohë, ju e patë 40 minuta me vonesë, e kanë pasë gjithë kohën, dy ditë. Joserioze kjo.

Është e vërtetë që edhe në të kalumen ka pasë negociim për kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës për me u bashkëvotu për kryeparlamentar dhe nënkryetarë.

Ne kemi thënë si Aleancë, që po të ishte dikush tjetër në vend të zonjës Haxhiu e kishimm votu.

Jemi të hapur për me gjetë një rrugë për konstituimin e Kuvendit.

Është çështje e propozuesit, po nëse të vynë vota e partive të tjera duhet të diskutojmë edhe kandidatin.

Nëse VV nuk i ka votat për kandidatin e vetë, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues.

Ne po presim që në nivel të partive politike të ndodhin këto diskutime”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi