Haradinaj për videon e VV’së: Kurti e ka sjell veten, partinë e tij, edhe Kosovën në qorrsokak

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për videon e publikuar të Lëvzijes Vetëvendosje, ku opozitarët u goditën për hajni e zhvatje.

Haradinaj në emisonin ‘Pressing’ në T7 tha se ‘forja e Kurtit me video nuk i zgjidh problemet’.

Sipas tij, Kurti e ka sjellur veten, partinë e tij dhe Kosovën në qorrsokak.

“Këshilla ime për Kurtin dhe kolegët e tij mos e vetngushtoni veten me këto video, Kurti e ka sjell veten, partinë e tij, për fat të keq edhe Kosovën në qorrsokak. Është në një qoshe mjaftë e rrezikshme për veten, për partinë e tij edhe për Kosovën. Propozimi i Amerikës për tabela për Kurtin, nuk ka qenë për Amerikën, por ka qenë për me ec Kosovën pa pasoja të reja deri në marrëveshje, vetëm për këtë arsye.

Veprimet e Kurtit të njëanshme, kanë shkaktu aq pasoja, saqë sot spo flasim për marrrëveshjen finale por për Asocacionin. Krejt këto e kanë sjellë atë në një qoshe”.

Kategoritë
LajmeVendi