Haradinaj: Programi i Aleancës për Istogun po shihet nga qytetarët si e vetmja ofertë reale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar Istogun ku së bashku me kandidatin e AAK-së për kryetar të kësaj komune, Bekë Berishën kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një fabrike të shtëpive të parafabrikuara.

Haradinaj bëri të ditur se fillimisht në këtë fabrikë, me privat Ukë Blakaj do të punësohen 60 punëtorë.

“Gjatë vizitës time në Istog, kam marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fabrikës së shtëpive të parafabrikuara “WOLF” me pronar Ukë (Mustafë) Blakaj, që fillimisht do të hap 60 vende pune”.

Më pas Haradinaj së bashku më kandidatin për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha janë takuar me qytetarë të Istogut ku edhe ishin informuar lidhur me problemet dhe kërkesat e tyre.

Tutje Haradinaj ka thënë se çdo ditë e më shumë po pranohet oferta dhe kuadrot që Aleanca po ofroh për Istogun dhe se po shihet nga qytetarët si ofertë reale dhe e realizueshme në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

“Së bashku me deputetin Bekë Berisha, kandidat për kryetar të komunës së Istogut, bashkëbiseduam me shumë qytetarë të Istogut, dëgjuam kërkesat dhe problemet e tyre. Oferta programore dhe kuadrot që ofron Aleanca për Istogun, po pranohet çdo ditë e më shumë, si e vetmja ofertë reale dhe e realizueshme në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Istogu që nga periudha e pasluftës ka qenë nën qeverisjen e LDK-së, ku në zgjedhjet e vitit 2017 pas përsëritjes së votimit LDK ka dal para AAK-së me vetëm 14 vota më shumë, në garën ndërmjet ndërmjet Haki Rugovës nga LDK dhe Gani Dreshajt nga AAK.

Në ndërkohë, kur po pritet të mbahen zgjedhjet lokale në tetor të këtij viti, nga gjendja që po shihet në terren dhe mbështetja që po merr AAK nga qytetarët e Istogut, Bekë Berisha po shihet si fitues i Istogut në zgjedhjet komunale 2021. Fitorja e tij do sillte një frymë të re dhe ndryshime të mëdha pas qeverisjes 21 vjeçare të LDK-së.

Kategoritë
LajmeVendi