Haradinaj takohet me ambasadorin italian: Theksuam rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit si moment kyç për demokracinë tonë

Kryetar i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.

Me të Haradinaj ka diskutuar për “rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit si moment kyç për demokracinë tonë”.

“Vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën dhe kontributin e pazëvendësueshëm në forcimin e institucioneve tona demokratike. Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë, ndërsa bashkëpunimi me aleatët tanë historikë është thelbësor në këtë proces, në të cilin Italia mbetet prej partnerëve më të rëndësishëm.”

Kategoritë
LajmeVendi