Haradinaj takohet me Chollet: Të arrrihet marrëveshje finale me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është takuar me delegacionin amerikan kryesuar nga Derek Chollet.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se është e nevojshme integrimi i plotë i qytetarëve serbë në institucione..

Po ashtu e përmendi edhe nevojën për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë përmes marrëveshjes finale.

“Në një takim përmbajtësor me delegacionin nga Departmenti i Shtetit i kryesuar nga z. Derek Chollet, Këshilltar i lartë, z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, z. Spencer Boyer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n, dhe me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, shtrova nevojën urgjente të arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si hap i domosdosshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Njëkohësisht, shtrova nevojën e integrimit të plotë të qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës si dhe zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në çdo pjesë të vendit”.

“Falënderova përfaqësuesit amerikanë për ndihmën e vazhdueshme të ShBA-ve në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e tyre edhe në këtë fazë të ndjeshme pa të cilën vështirë se do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare të paqes”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi