Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se në takim me ambasadorin turk kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
“Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk”, ka shkruar Haradinaj,