Haradinaj: Të tjerët po e marrin programin tonë

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se do të bëjë ndryshime në vend në të mirë të qytetarëve, nëse do të jetë në krye të vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një tubim në Prishtinë, ai sot u shpreh se do të ketë ulje të çmimit të rrymës, dhe ndihmes ndaj të punësuarve në të gjitha sektorët.

“Siç e dini ne jemi të rrezikuar nga çmimi i energjisë, çmimi është jashtë kontrollit, pra është rritur çmimi dy herë, unë mundem ta ulë çmimin e energjisë”.

“Unë mundem të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit, me përshpejtu në dy elemente, do ta mobilizojmë sektorin privat me Ligjin për Investime Strategjike që do të përshtatet dhe do të marrin fonde e financa nga partnerët dhe aleatët”.

” Do të krijojmë një situatë ku të punësuarit do të kenë paga të larta, fëmijët ku do të kenë çerdhe. Të gjitha që i kemi thënë në program, po vijnë e po i marrin e thonë”,ka thënë Haradinaj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi