Harrohen premtimet e fushatës, Kryetari i Prizrenit fillon me rehatim të njerëzve të PDK-së nëpër pozita

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka emëruar ish kandidaten PDK-së për asamble komunale në Prizren Vlora Karavidaj, si ushtruese e detyrës së drejtorit në Çerdhen Publike “11 Marsi” në Prizren, raporton Insajderi. 

Vlora Karavadaj, në zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë vitit të kaluar, ishte kandidate për asamblenë komunale nga radhët e PDK-së në Prizren, post ky i cili nuk arriti ta fitoj për shkak të votave të pamjaftueshme.

Ajo po ashtu kishte punuar si profesoreshë në Shkollën e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”, nga ku ishte dorëhequr për të ushtruar detyrën e dhënë nga kryetari Totaj, shkruan Insajderi.

Ndërkaq, depolitizomi i institucioneve arsimore nga politika, ishte njëra nga premtimet me të cilën Shaqir Totaj mori besimin e prizrenasve.

 

Kategoritë
LajmeVendi