Donald Trump do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-së, pasi mposhti kandidaten e tij kundërshtare Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje.
Menjëherë pas përfundimit të votimit, filluan analiza të shumta për arsyet pse Trump arriti të fitojë.
Kur shumica e votave u numëruan dhe u bë e qartë se do të fitonte, The New York Times publikoi një hartë që, me gjasë, thotë më shumë se çdo analizë.
Në hartë, mund të shihen lëvizjet e votuesve amerikanë në vitin 2024 në krahasim me vitin 2020. Shigjetat e kuqe sugjerojnë një rritje të mbështetjes për Trumpin, ndërsa ato blu tregojnë vendet ku Harris mori më shumë vota se Joe Biden.
Fakti që pjesa më e madhe e SHBA-së është e mbuluar me shigjeta të kuqe, të cilat në disa vende janë edhe me ngjyrë të ndezur, tregon qartë se Trump kishte më shumë mbështetje në këto zgjedhje se sa në garën zgjedhore katër vite më parë.
Veçanërisht spikasin shtetet “swing” si Georgia, Pennsylvania dhe Michigan, ku pothuajse shihen vetëm shigjeta të kuqe, me një ngjyrë “turpëruar” blu në disa pjesë të këtyre shteteve.
Vlen të thuhet se ende po priten rezultatet në Arizona, Nevada, Michigan dhe Alaska. Në të katër shtetet, Trump është në avantazh.