Ministrja e Drejtësisë në detyrë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se ajo çka dihet deri tani është emri i kryeministrit, duke aluduar në Albin Kurtin.
“Asnjë prej çështjeve që ne i kemi thënë për subjektet politike nuk jemi tërhequr nga asnjëra nga ato çështe. Po flas për qëndrimet publike politike që i kemi pasur për subjekte politike. Prokuroria themelore është duke i bërë hetimet. Secili person që është i përfshirë në këtë krim me votat e mërgatës duhet të japë përgjegjësi.
“Të gjitha veprimet tona kanë qenë publike dhe transparente. Deri në seancën konstituive janë edhe shtatë ditë. Nuk e përjashtojë mundësinë që do të këtë përpjekje të tjera për takime.Kurti ka ftuar për takim LDK-në për nesër apo pasnesër, janë dy ditë në disa orare. Qëllimi është konstituimi i Kuvendit duke pasur parasysh që nuk konsiderohet që Kuvendi i Kosovës është konstituuar pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e saj. Ajo që dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave të tjerë të cilët do të mbajnë pozicione të tjera qoftë në qeveri apo kuvend, por ajo që dihet është se kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës do të votohet shumë shpejt”,”, tha Haxhiu