Haxhiu i gëzohet hapjes së Gjykatës Komerciale, përmend deklaratat e dikujt se nuk mund të bëhej edhe 5 vjet

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë disa fjalë për për hapjen e Gjykatës Komerciale. Ajo tha se kur u procedua në Kuvend, në korrik të vitit të kaluar, disa njerëz kishin thonë se nuk do të funksionalizohej edhe 5 vjet.

“Në korrik të vitit të kaluar, Qeveria procedoi në Kuvend, ligjin që themelonte Gjykatën Komerciale. Edhe përkundër zotimeve tona për funksionalizim të shpejtë të saj, në debate televizive gjithandej, thuhej se Gjykata Komerciale nuk mund të funksionalizohet para 5 viteve. Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit”, tha ajo në një status në Facebook.

“Falenderoj Kuvendin për mbështetjen si dhe Këshillin Gjyqësor për bashkëpunimin dhe angazhimin për funksionalizim të Gjykatës Komerciale, gjithashtu edhe programin e USAID për drejtësi komerciale. Punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, uroj ta kryejnë punën me nderë dhe përkushtim dhe vetëm në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin”, shtoi Haxhiu.

Kategoritë
LajmeVendi