Haxhiu për dëshminë në rastin Dehari: Po ta kisha emrin e kryerësve të veprës, s’do ta prisja ftesën e prokurorit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dëshmuar para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e ish-aktivistit Astrit Dehari

Ajo pas dhënies së kësaj dëshmie ka mbajtur një konferencë për medie, duke thënë se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit. Haxhiu tutje u shpreh se prokurori është ai që duhet të bëjë hetime.

“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëjë”.

Haxhiu ka thënë tutje se për rastin Dehari duhen hetime të mirëfillta duke thënë se prokurori Afrim Shefkiu po e trajton me arrogancë këtë rast.Nuk është bërë asgjë në zbardhje të vërtetës, prokurori Shefkiu përveç që se ka trajtuar, e ka trajtuar me arrogancë, nuk iu përgjigj avokatit të familjes për hetimet e mëtutjeshme”. /EO

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi