Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me Arsim Lanin në T7 deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit Albin Kurti se s’do të ketë koalicion paszgjedhor me partitë opozitare, duke thënë se Qeveria ka dështuar.

“Kjo qeverisje ka pasë nevojë të përmirësohet. Është shtë një qeverisje e cila ka dështuar edhe në realizimin e programit që e ka premtuar, qytetarët më nuk i besojnë mashtrimeve të Kurtit”, tha Haxhiu.

Ai tha se partisë në pushtet i dështoi dje tubimi në Mitrovicë.

“E kemi parë edhe tubimin e zbehtë në Mitrovicë në një sallë me 220 ulëse dhe kjo tregon zhgënjimin e qytetarëve”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi