Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës dhe as terroristët që kryejnë sulme në kohë të paqes, ne do t’i gjykojmë për herë të parë në mungesë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se një nga prioritetet e qeverisë për drejtësinë, ka qenë drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të kryera në Kosovë dhe vlerave të të mbrojtura me të drejten ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se gjatë kësaj periudhe qeverisëse, kanë ndërmarrë veprime të shumta dhe janë bërë hapa të rëndësishëm, për të ndërtuar themelet e një procesi të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës, që synon të zbardh të vërteten e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë si dhe të ofroj drejtësi për viktimat.

“Në këtë drejtim për katër vite kemi punuar me përkushtim të plotë për të institucionalizuar kujtesen kolektive dhe për të siguruar që dëshmitë e  krimeve të luftës, të ruhen dhe transmetohen brezave të ardhshëm. Me bindje të plot mund të them se kemi shënuar rezultate të rëndësishme dhe të prekshme.  Kemi themeluar institutin për të mos lejuar harrsen dhe e vërteta të dal në dritë. Gjetjet e raportit për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës, theksojnë një porgres mbresëlënës për një kohë të shkurtë. Është mbeldhur sasi e konsiderueshme e materialeve, që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky dokumentacion i çmuar që ndikon jo vetëm në rujatjen e e së vërteteës historiike ,  është një armë e  fuqishme kundër mohimit dhe manipulimit të historisë sonë apo tendencat për të manipular historinë.”, ka thënë ajo.

Arritje tjetër e rëndësishme sipas Haxhiut është dhe mirartimi i strategjisë për drejtësinë tranzicionale.

“Në vazhdën e veprimeve kemi marrë  ndryshime të rëndësishme që nderlidhen me gjykimin në mungesë të krimineleve serb. Tani mund të ndiqen penalisht ata që përpiqen t’i shmangen përgjegjësisë  për krimet që kanë kryer, pavarsësisht vendodhjes së tyre. Bazuar në të dhënat që kemi siguruar nga sistemi i drejtësisë, Departamenti për krime lufte në kuader të prokurorisë spaceiale , janë 67 aktakzua të ngritura në 62 raste ndaj174 personave nga të cilat 10 raste janë duke u gjykuar në mungesë . Duke apsur paraqysh që Serbia nuk i dorëzon kriminelet e luftës dhe as ata terrorist që kryejnë sulme terroriste në kohë të paqes, ka qenë jashtëzakonsiht e rendëssihme që të adresohet gjykimi në mungesë  për krimet e luftës”, ka thënë Haxhiu.

“Ne të kaluaren s’ka pasur vullnet për të adresuar përgjegjësi institucionale për adresimin e krimeve të luftës. E gjithë kjo  punë dhe angazhim është dëshmi e qartë që drejtësia nuk është vetëm një objektiv politik i kësaj qeverie, por është detyrë morale e historike që na përket të gjithëve. Përballja me të kaluaren nuk është e lehtë por e domosdoshme, për të ndërtuar një të ardhme të qëndusehme . Republika e Kosovës nuk do të dorëzohet kurrë përballë mohimit, manipulimeve apo përjekje për të zbehur të vërtetën. Drejtësia do të triumfojë dhe Kosova do të ec përpara si shtet i lirë sovran”, tha Haxhiu..

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi