Haziri: Gjilani s’ka kryetar, Alban Hyseni është zëvendës i Shpejtim Bulliqit

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka “reaguar” kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës duke thënë se Gjilani është komunë që nuk ka kryetar.

Sipas Hazirit, kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni është shndërruar në zëvendës të Shpejtim Bulliqit.

Ai ka thënë se po shkojnë të vizitojnë punimet në autostradën e Gjilanit për të cilën sipas tij nuk kanë asnjë kontribut përveç ndaljes së punimeve.

Ky është reagimi i plotë i Hazirit:

Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve.
A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve. 

 

Kategoritë
LajmeVendi