Helikopteri i ushtrisë serbe fluturon afër pikës kufitare në Jarinje (Video)

Një ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, firmosi një urdhër për të vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë forcat ushtarake dhe i urdhëroi ato të zhvendosen menjëherë në drejtim të kufirit me Kosovën, sot është parë edhe helikopteri i ushtrisë serbe duke fluturuar afër pikës kufitare në Jarinje.

IndeksOnline ka siguruar video të helikopterit i cili vëzhgonte pikën kufitare me Kosovën.

Dje ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç tha se ngjarjet në veriun e Kosovës, ku siç tha qeveria po merr kontrollin e ndërtesave të qeverisjes lokale, nuk janë një lojë, por se po kërcënohet siguria e të gjithëve në rajon.

Rikujtojmë se edhe sot gjatë gjithë ditës u zhvilluan protestat e serbeve në komunat veriore për të kundërshtuar ndërhyrjen e policisë së Kosovës në objekt komunale./IndeksOnline/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi