Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes.
Ato e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.
Vashat e Kosovës kanë dominuar plotësisht ndaj Indisë dhe kanë fituar me rezultat 25:14.
Kjo është hera e parë që një Kombëtare e Kosovës te vajzat, në të gjitha sportet ekipore, është kualifikuar dhe paraqitet në Kampionat Botëror.
Dhe tani u shënua fitorja e parë, me shpresë për të tjera në fazën e ardhshme të garave.