Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Burjani: Edhe shqiptarët e Luginës duhet të pajisen me pasaporta të Kosovës

Këshilli Evropian mori vendim që t’u liberalizojë vizat serbëve të Kosovës, të cilët mbajnë pasaporta të Serbisë, e të cilat lëshohen në kuadër të Drejtorisë Koordinuese të shtetit serb.

Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar edhe juristi Blerim Burjani, ku thotë se ky është një gabim që bënë BE, kur trajton ndryshe serbët nga shumica tjera dhe pakicat tjera.

Tutje, ai shton se edhe shqiptarët e Luginës, në Prshevë, Bujanovc dhe Medvegj, duhet të pajisen me pasaporta të Kosovës.

“Ky është një gabim që bënë BE, kur trajton ndryshe serbët nga shumica tjera dhe pakicat tjera, nuk mund të njohen pasaportat e Serbisë për pakicën serbe në Kosovë, sipas këtij modeli edhe shqiptarët në Preshevë, në Bujanovc, e Preshevë e Medvegjë, të paisen me pasaporta të Kosovës dhe BE të ua njohë ketë drejtë atyre të udhëtojn me pasaporta të Kosovës, sipas kesaj logjike të gjithë shqiptarët e Lugines duhet të paisen me pasaporta te Kosoves , e kjo heret a vone duhet të bëhet. Këtu nuk është fjala për Asociacion apo zbatim të dickaje, por për njohje të dy shtetesisë së Serbeve të Kosovës, dhe trajtim jashtë juridikiconit të serbeve te Kosoves, BE nuk mund te njohe juridikishtne asocaicion o ekzistues per Kosoven, por tentative per te pas nje qasje me ndryshe per pakicen serbe po, edhe pse heret eshte te perfundojm dicka ne kete teme”, tha Burjani.

Burjani thotë se Asociacion nuk do të ketë në këtë mandate të Kurtit, pasi që nuk ka konsensues nacional në Kosovë për të bërë një Asociacion.

“Asociacion nuk ka ,nuk e besoj se do te kete ne kete mandat te Kurtit , por edhe ne ndonje mandat tjeter me Kurtin, arsyet dihet nuk ka konsensus nacional ne Kosove per te bere nje asociacion e me se paku me draftin e fundit qe u sjelle ne Kosove ai BE”, përfundoi Burjani për GazetaBlic.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi