Ështe e nevojshme qe hetimet të kryhen nga Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me Zyren e Specializuar të Prokurorisë Speciale me Seli në Hagë, thotë profesori Safet Krasniqi
Profesori universitar, Safet Krasniqi për portalin Gazeta e Re ka folur për ngjarjen e fundit lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Sipas Krasniqit është e nevojshme që hetimet të kryhen në bashkëpunim me Zyren e Specializuar të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, si kusht për një gjykim të drejtë
‘’ Ajo që është e rëndësishme mendoj se është e nevojshme që hetimet të kryhen nga Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me me Zyren e Specializuar të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, sepse krahas përgjegjësisë është edhe ekstradimi I kryerësve të veprave penale, si kusht për një gjykim të drejtë në përputhje me provat’’, tha Krasniqi
Në pyetjen se sa mund të jetë dënimi i tyre Krasniqi ka thënë se ‘’dënimi duhet të shqiptohet në përputhje me disopozitat ligjore në fuqi, konformë provave dhe fakteve e cila kjo kompetencë është e gjykatës’’
Kurse sa i përket për kthimin e kufomave ai ka thënë se kjo duhet të bëhet pas obduksionit
‘’Kthimi i kufomave duhet të bëhet pas obduksionit ku kufomat duhet të kthehen familjarëve’’ shtoi ai./Gazetaere