Hill: Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por nevojitet një zgjidhje politike

Sonte në Pallatin e Serbisë do të mbahet seanca e Qeverisë së Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili paraprakisht kishte njoftuar se pas asaj seance Serbia do t’i paraqesë kërkesë KFOR-it për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. . Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por se është e nevojshme një zgjidhje politike.

“Kjo është një çështje që mbetet politike dhe prandaj kërkon zgjidhje politike. “Unë nuk shoh mundësinë e një zgjidhje ushtarake,” tha Hill.

Ajo që duhet të bëjmë, shtoi ambasadori amerikan, është “të qetësojmë situatën dhe të krijojmë paqe dhe stabilitet në atë zonë”.

“Dhe që njerëzit që jetojnë atje mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe”, beson ai.

Hill kujtoi se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar “e bëri të qartë të mërkurën se kjo është diçka që do të ndodhë”.

“Në mënyrë që njerëzit të kenë një pasqyrë të qartë se si do të jetojnë në të ardhmen në zonat ku kanë qenë me shekuj dhe se kjo do të krijojë një kthim në normalitet përmes të cilit do të arrihet stabiliteti i asaj zone”, tha Hill.

Kategoritë
LajmeRajoni