Hill: Shtyjeni problemin e targave për të paktën një vit – zgjidhni çështje më të rëndësishme

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se problemi i targave të veturave në Kosovë duhet të shtyhet për të paktën një vit, për të zgjidhur çështje më të rëndësishme.

Rajoni ka nevojë të qetësojë pasionet, tha Hill gjatë një vizite në Institutin për Gjenetikën Molekulare dhe Inxhinierinë Gjenetike.

Është e nevojshme të zgjidhen problemet në afat të gjatë, në mënyrë që serbët në Kosovë ta dinë se si do të jetë jeta e tyre. Kosova gjithashtu duhet të ketë perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar, tha Hill.

Kategoritë
LajmeRajoni