Në studim, shkencëtarët zbuluan se 21 për qind e grave që janë sulmuar dhe abuzuar seksualisht, zhvilluan hipertension.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që janë viktima të sulmeve seksuale dhe ngacmimeve mund të kenë presion të lartë të gjakut.
Sipas gazetës “The Hill”, shkencëtarët studiuan efektet negative të sulmeve seksuale dhe ngacmimeve ndaj grave.
Në këtë kontekst, shkencëtarët shqyrtuan shkaqet e sëmundjeve të mëdha tek gratë në një studim në të cilin morën pjesë 33 mijë gra brenda 7 vitesh.
Në studim, shkencëtarët zbuluan se 21 për qind e grave që janë sulmuar dhe abuzuar seksualisht, zhvilluan hipertension.
Thuhet se afërsisht 43 për qind e grave në SHBA kanë hipertension, i cili mund të çojë në probleme afatgjata të zemrës.
Rezultatet e studimit u publikuan në “Journal of the American Health Association”.