Është hequr bilbordi me fotografitë e politikanëve e personaliteteve të tjera serbe dhe ruse, e të cilët ishin shpallur “qytetarë nderi në Zveçan”.
Në mesin e tyre ishte ishte fotografia e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se në asnjë cep të Kosovës nuk do të lejohen simbole të vendeve dhe figurave që janë agresore ndaj shtetit tonë.
“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.
Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shkruar Sveçla. /Reporteri.net/