Historia e një burri të pastrehë në Gjermani: Dikur floktar, sot jeton në rrugë

Profesioni ishte gjëja e parë nga i cili ai u largua, por së shpejti do të pasonin edhe telashet familjare duke mos i dhënë përfundimisht asnjë zgjidhje tjetër përveç të ftohtit të rrugëve të qytetit perëndimor të Gjermanisë.

Një person i pastrehë 70-vjeçar, i cili në dhjetë vitet e fundit jeton në rrugët e Gjermanisë, tani ka frikën e shtuar e një dimri të ashpër.

Peter Schmidt, i cili në ditët e sotme gjendet i ulur pranë Stacionit Qendror të Këlnit me një kapele të kaltër ndaj të cilit kalimtarët ndonjëherë lënë ndonjë monedhë, dikur kishte një profesion dhe jetonte një jetë të lumtur me gruan dhe vajzën e tij.

Duke folur me Anadolu Agency (AA) për arsyet që e çuan atë të dalë në rrugë në dhjetë vitet e fundit, Schmidt tha se jeta e tij mori një kthesë për keq pasi mori një sëmundje që preku palcën e tij kurrizore.

Profesioni ishte gjëja e parë nga i cili ai u largua, por së shpejti do të pasonin edhe telashet familjare duke mos i dhënë përfundimisht asnjë zgjidhje tjetër përveç të ftohtit të rrugëve të qytetit perëndimor të Gjermanisë.

Në këtë pikë, Schmidt nuk ishte i njeri i pamësuar me vuajtjet.

“Kam jetuar në një jetimore deri në moshën 10-vjeç, më pas më dorëzuan në një familje kujdestare”, rrëfen Schmidt për AA, i cili është lindur në Trier të Gjermanisë.

Duke mos i njohur kurrë prindërit e tij, ai jetoi në varfëri për 21 vite nën kujdesin e familjes kujdestare, e cila nuk e lejonte të ndjekë zanatin që ai dëshironte.

“Më vonë, vendosa të bëhem floktar dhe u bëra. Kam marrë trajnimin e duhur dhe ky ishte një profesion që unë e doja”, shprehet Schmidt.

Kur Schmidt udhëtoi për pushime në Holandë, ai papritmas u sëmur dhe kjo e çoi atë dhe familjen e tij drejt një periudhe të vështirë.

Megjithëse më në fund ai arriti të gjejë një mjek që mund të trajtonte sëmundjen e palcës kurrizore pasi shkonte nga një spital në tjetrin, dëmi veçse kishte ndikuar tashmë në jetën familjare dhe në karrierën e tij.

“Në atë kohë familja ime u nda, u ndamë me gruan. Unë isha i papunë me atë sëmundje. Ndonjëherë, ka momente të tilla në jetën e një personi që nuk mund ta kuptoni se si ndodh në ndryshim kaq i papritur”, thotë Schmidt.

Pasi u dëbua nga shtëpia e tij në Trier, ai dhjetë vite më parë udhëtoi për në Këln, ku dhe sot jeton.

“Dimrat janë veçanërisht të vështirë. Të jetosh në rrugë nuk është një jetë e lehtë. Njeriu që jeton në rrugë duhet ta pranojë. Ajo që është e vështirë është të gjesh një vend ku të bësh dush, ku të ushqehesh, ku të flesh”, shpjegon ai.

Derisa ka organizata të bamirësisë, ato shpesh mund të jenë shumë të mbushura me njerëz, megjithatë, thotë Schmidt, “njerëzit që punojnë atje ndihmojnë dhe ata janë të mirë”.

Siç thotë Schmidt, i cili posedon një tend dhe mund të blejë gaz për të gatuar dhe për t’u ngrohur, vendasit në Këln gjithashtu i trajtojnë mirë njerëzit e pastrehë.

“Unë lyp çdo ditë në Këln për ta mbushur barkun. Ndonjëherë vijnë njerëz të mirë, lënë 5 euro, herë pas here japin 10 euro. Madje ka pasur edhe nga ata që lënë 20 euro. Tani kam mbush 70 vjet, i lutem Zotit të më bekojë pak më shumë”, tregon Schmidt.

Ai shprehet se ka raste kur duhet të flejë i uritur, duke shtuar se zakonisht mund të gjejë diçka për të ngrënë ditën tjetër.

“Ndonjëherë dikush jep bukë, ndonjëherë një copë pice”, thotë Schmidt.

Autoritetet gjithashtu nuk e ngacmojnë atë dhe të pastrehët e tjerë për aq kohë sa ata nuk bëjnë rrëmujë. Për ata që nuk janë aq të pastër, autoritetet vijnë dhe ua largojnë çadrat e tyre nga rruga pasi nuk lejohet.

Schmidt, gruaja e të cilit vdiq 10 vite më parë, tha se ai nuk ka qenë në gjendje të mbajë lidhjet me vajzën e tij për shkak të problemeve që kalonte familja e tyre.

Kategoritë
BotaLajme