Historia e pabesueshme e heroit që rrëzoi PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve

Shënues i golit të vetëm në fitoren e Borussia Dortmundit ndaj Paris Saint Germain ishte Niclas Fullkrug dhe ky sulmues gjerman ka pasur pas vetes një rrugëtim vërtet interesant futbollistik.

Edhe pse tashmë është 32 vjeç, vetëm tani ka dalë në skenën e madhe dhe po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij. Deri në moshën 30-vjeçare, ai ishte kryesisht sulmues i kategorisë së dytë, dhe më pas paraqitjet e tij të shkëlqyera në Werder Bremen i dhanë një thirrje në kombëtaren gjermane, ku tani është sulmuesi i parë.

Niclas Fullkrug përfitoi nga një asistim i mrekullueshëm nga Nice Schlotterbeck për t’i dhënë Dortmundit një epërsi të ngushtë në gjysmëfinalen e tyre të Champions League kundër PSG mbrëmë. Pas ndeshjes së dytë, ai gol mund të jetë më i rëndësishmi i sezonit për Milionerët e njohur dhe t’i çojë në mënyrë sensacionale në finalen e Ligës së Kampionëve, gjë që as tifozët më optimistë të klubit nuk e kishin shpresuar këtë sezon.

Por rruga e Fullkrug ishte vërtet e vështirë. Ai e filloi karrierën e tij në Werder Bremen dhe pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesligën e 2-të, tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Ai qëndroi edhe një sezon te Werder, dhe më pas u transferua te Borussia, ku edhe këtë vit po bën shkëlqyeshëm.

 

Si lojtar i kategorisë së dytë, ai filloi të merrte thirrje në kombëtaren gjermane të seniorëve, ku shënoi 11 gola të shkëlqyer në 15 ndeshje dhe kështu çimentoi vendin e tij në Kampionatin Evropian të ardhshëm.

Duke luftuar për një pozitë më të lartë, Fullkrug u përball edhe me vështirësi të shumta. Ka një histori interesante nga një seancë stërvitore në Werder.

Përkatësisht, Fullkrug përfundoi në spital pas një aksidenti gjatë stërvitjes dhe shkak ishte përplasja me një shokun e skuadrës gjatë së cilës shokut të skuadrës i ngeci dhëmbi në ballë.

Përplasja aksidentale kokë më kokë ishte aq e rëndë sa që të dy duhej të shkonin në spital dhe mjekëve iu desh të hiqnin një dhëmb nga balli i Fullkrug.

“Ishte shumë e rrezikshme për mua për shkak të kërcënimit të infeksionit të shkaktuar nga bakteret”, kujton Fullkrug për incidentin në faqen zyrtare të Bundesligës.
Interesant është edhe pseudonimi që mban Fullkrug. Përkatësisht, ai njihet si “Lucke”, që në gjermanisht do të thotë “bosh”, dhe këtë e ka marrë për shkak të paraqitjes së dhëmbëve të përparmë.

Kategoritë
Sport