Historike: Kosova në finale të goalball në “Malmo Open 2023”

Kosova ka arritur për herë të parë në finale të sportit goalball në  “Malmo Open 2023”, që po zhvillohet këtë fundjavë në Suedi, raporton klankosova.tv.

Kosovarët me tri fitore dhe një humbje u renditën të parët në grupin “B”, duke u kualifikuar në fazën finale të turneut.

Në gjysmëfinale mposhtën ekipin e Hansës nga Gjermania me rezultatin 13-10, për të siguruar finalen.

Këtë duel do ta zhvillojnë sot nga ora 15:00 me ekipin tjetër gjerman, Rostock Franzburg, që e kishin mposhtur në fazën grupore me rezultatin 13-6.

Goalball është sport paralimpik, ku marrin pjesë atletë që janë pjesërisht dhe plotësisht të verbër. Është krijuar në vitin 1946 për t’i përfshirë në sport veteranët e Luftës së Dytë Botërore që kishin humbur shikimin nga lufta.

Kategoritë
LajmeSport