Rita Zeqiri është emëruar presidente e Federatës së Notit të Kosovës pasi sot u mbajt kuvendi zgjedhor.
Ajo është bërë femra e parë në Kosovë që udhëheq një federatë sportive.
“Me nderin më të madh, marrë detyrën si presidente e Federatës së Notit të Kosovës – duke u bërë femra e parë që udhëheq një federatë sportive. Ju falemnderit të gjithve për urimet, mbështetjën dhe entuziazmin e treguar në këtë proces”, ka shkruar Rita Zeqiri në rrjetet sociale
Kujtojmë se Zeqiri në të kaluarën ishte notare e suksesshme, ku kishte arritur rezultate të mira për Kosovën.