Hixhame bëhet trend te futbollistët, edhe Modricit i vërehen shenjat

Kapiteni i kombëtares kroate të futbollit, Luka Modriq, ka luajtur ndeshjen jubilare të 150-të me fanellën e Vatrenit ndaj Francës dhe vëmendje të veçantë ka tërhequr në fund të ndeshjes kur ka hequr fanellën.

Kroacia barazoi 1-1 me Francën në ndeshjen e rundit të dytë të Ligës së Kombeve.

Modric mbeti në fushë për të folur me shokun e tij të skuadrës te Real Madrid, Karim Benzema pas shkëmbimit të fanellave.

Derisa po qëndronte pa fanellë në fushë, rrathët e pazakontë vëreheshin në shpinën e tij.

Këto shenja janë bërë nga “hixhame” ose terapia me kupa.

Kjo metodë po përdorët shumë nga sportistët kohët e fundit, Benzema njëri nga ta që e përdorë më shumë.

Kategoritë
Sport