Holanda bëhet vendi i parë që lejon eutanazinë për fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç

Në vitin 2002, Holanda ishte vendi i parë në botë që legalizoi eutanazinë. Në vitin 2007 lejoi eutanazinë për foshnjat nën një vjeç dhe të rriturit mbi 12 vjeç. Mbi 91 mijë njerëz i janë drejtuar opsionit të eutanazisë në 20 vitet e fundit dhe këtë herë Holanda po rinovon sërish.

Sipas një raportimi të Telegrafit, prindërit do të mund të eutanizojnë fëmijët e moshës 1 deri në 12 vjeç, nëse kanë mbaruar mundësitë e trajtimit. Ky synim ishte formuluar që në vitin 2020, megjithatë u njoftua javën e kaluar.

“Programi aktual i abortit dhe abortit neonatal do të ndryshohet dhe plotësohet për të përfshirë ndërprerjen e jetës së fëmijëve të moshës 1 deri në 12 vjeç. Kjo ka të bëjë me një grup të vogël fëmijësh me sëmundje terminale, të cilët vuajnë në mënyrë të pashpresë, opsionet e kujdesit paliativ të të cilëve janë të pamjaftueshme për të lehtësuar vuajtjet e tyre dhe që në mënyrë të pashmangshme do të vdesin në të ardhmen e parashikueshme. Për këtë grup, dhënia fund e jetës është alternativa e vetme e arsyeshme për t’i dhënë fund vuajtjeve të pashpresa dhe të padurueshme”, tha uebfaqja në një deklaratë për shtyp.

Eutanizimi i fëmijëve do të kërkojë shumë përgatitje ligjore. Mjekët duhet të raportojnë gjendjen e fëmijës në komitetin e vlerësimit. Edhe ai, në bazë të disa kritereve, do të vlerësojë nëse mjekja ka vepruar me kujdesin e duhur, në bazë të së cilës do t’i dërgojë të dhënat e saj në prokurori.

Kategoritë
BotaLajme