Holanda do ta bllokojë rrugën e Serbisë drejt BE’së, shkak mospërputhja e politikës së jashtme

Ministri holandez Caspar Veldkamp po planifikon të kundërshtojë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë takimit të ministrave të jashtëm të së martës në Bruksel.

Serbia “nuk është ende gati” për hapin e ardhshëm dhe nuk ka arritur të bëjë “përparim të mjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit”, u tha Veldkamp gazetarëve në Bruksel të hënën, shkruajnë mediat holandeze.

Takimi i së martës do të diskutojë përparimin në procesin e zgjerimit të BE-së.

Kategoritë
BotaLajme