Holanda ndërron qëndrim për Kosovën, tani është pro heqjes së vizave

Raporti i ri i përditësuar i Komisionit Europian ka hequr dyshimet e shtetit që me vite pati qëndrim skeptik për heqjen e vizave për Kosovën. Holanda tashmë është pro liberalizimit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës për herë të parë ka thënë se tanimë mund të jenë dakord që Kosovës t’i hiqen vizat pasi kanë parë të gjeturat nga raporti për Kosovën i KE-së.
“Holanda tani mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pasi përditësimi i Komisionit dhe raporti i progresit tregojnë një trend pozitiv”.

Kategoritë
LajmeVendi