“Holanda, një kundërshtar i vështirë”, Guler beson te suksesi ndaj “Tulipanëve”: Kalojmë ne në gjysmëfinale

Emrat nuk janë të mëdhenj, ama loja ishte spektakolare, me Turqinë ia doli të sigurojë “biletën” e fundit, për në fazën çerekfinale, të Euro 2024, teksa në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut mposhtën, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, Austrinë, për t’u rikthyer pas plot 16 vitesh, në një fazë të tillë, të një kompeticioni madho të futbollit.

Në fazën e ardhshme, djemtë e teknikut Vinceno Montella do të kenë përballë një kundërshtar të madh, si “Tulipanët” e Holandës, mirëpo për talentit 19-vjeçar, Arda Guler, duke se vështirësia e kësaj sfide nuk ka rëndësi, teksa shpreson dhe beson se skuadra e tij do të sigurojë gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

“Demiral shënoi dy gola shumë të bukur. I dyti erdhi falë një shkëputjeje të mirë me kokë. Të gjuash goditjet e këndit duke marrë shënjestër kokën e tij është diçka e lehtë Jam shumë i lumtur që dhashë asistin tim të parë, pasi kisha shënuar edhe golin e parë në këtë turne. Por gjëja më e rëndësishme është fitorja e skuadrës. Jam shumë i lumtur për kontributin tim.

Çerekfinalet? Holanda është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë dhe duam të kalojmë në gjysmëfinale”,- u shpreh “diamanti” i mesfushës turke.

Kategoritë
Sport