Holandë, diskutohet ligji i përhershëm për COVID-19

Unioni i Bashkive, Unioni i Kryetarëve të Bashkive dhe Këshilli i Sigurisë Holandeze kanë kundërshtuar që të bëhen “të përhershme” autorizimet e dhëna qeverisë për COVID-19 duke i shtuar ato në Ligjin e Shëndetit Publik

Në Holandë janë duke vazhduar diskutimet mbi miratimin e një ligji të përhershëm që do të lejonte qeverinë të vendosë kufizime të nevojshme për COVID-19 dhe pandemi të ngjashme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e publikuar në agjencinë publike të lajmeve NOS thuhet se Unioni i Bashkive, Unioni i Kryetarëve të Bashkive dhe Këshilli i Sigurisë Holandeze kundërshtuan që të bëhen “të përhershme” autorizimet e dhëna qeverisë për COVID-19 duke i shtuar ato në Ligjin e Shëndetit Publik.

Në lajm thuhet se për ndryshimet në Ligjin për Shëndetin Publik qeveria mori kritika si “të paqarta” dhe “irracionale”.

Ligji i paqartë

Në lajm, ku përmendet se masat e marra në pandeminë e COVID-19 ishin të nxituara dhe u detyruan të zbatohen pa diskutim adekuat, më tej thuhet se “Detyrat dhe kompetencat e bashkive, kryetarëve të bashkive dhe zonave të sigurisë nuk janë të qarta”.

Kryetarja e Unionit të Kryetarëve të Bashkive Holandeze, Liesbeth Spies, ka thënë: “Është e paqartë se kush do të përmbushë cilën përgjegjësi në rast të një pandemie”.

Në lajm theksohet se ekspertët rekomanduan ndryshimin e plotë të disa ligjeve të zbatuara në pandeminë COVID-19 dhe lejimin e krijimit të zonave të sigurisë në vend. Gjithashtu, zëdhënësi i ministrit holandez të Shëndetësisë, Ernst Kuipers, ka shprehur mendimin se “Rregulloret e Ministrisë për COVID-19 janë ligje të miratuara shpejt, por ky nuk duhet të konsiderohet si një ligj i keq”.

Qeveria dëshiron të sjellë në parlament në fund të verës ndryshimet në Ligjin për Shëndetin Publik, i cili jep kompetenca si zbatimi i kufizimeve të nevojshme në rastet e COVID-19 dhe pandemive të ngjashme, shpallja e zonave të sigurisë në vend dhe caktimi i një udhëheqësi ndaj tyre.

Kategoritë
BotaLajme