Holandë, policia shpërndan tifozët marokenë që festonin kualifikimin në çerekfinale të Botërorit

Hollanda polisi, Fas Milli Takımı'nın Katar'da düzenlenen 2022 FIFA Dünya Kupası'nda çeyrek finale yükselmesini ses bombalarıyla kutlayan Faslılara müdahale etti. Amsterdam'da yaşayan Faslılar, milli takımlarının İspanya'yı penaltılarda 3-0 yenerek tarihinde ilk kez çeyrek finale yükseldiği maçın ardından, araçlarıyla korna çalarak şehirde tur attı. Merkator Meydanı'nda toplanan taraftarlardan bazıları, yüzlerini kapatarak havai fişek ve ses bombası attı. ( Selman Aksünger - Anadolu Agency )

Disa tifozë që u mblodhën në Sheshin Merkator të Amsterdamit dhe që kishin maskuar fytyrat, ndezën fishekzjarrë dhe hodhën bomba zhurmuese, pas së cilës ndërhyri policia

Policia holandeze ndërhyri në Amsterdam në vendet ku marokenët festonin me bomba zhurmuese kualifikimin e kombëtares së tyre në çerekfinale të Kampionatit Botëror në Katar, raporton Anadolu Agency (AA)

Marokenët që jetojnë në Amsterdam në autokolonë përshkuan rrugët e qytetit duke i rënë borisë pas ndeshjes ku Maroku mposhti Spanjën me rezultatin 3:0 në penallti dhe u kualifikua për herë të parë në historinë e tij në çerekfinale.

Disa tifozë që u mblodhën në Sheshin Merkator të Amsterdamit dhe që kishin maskuar fytyrat, ndezën fishekzjarre dhe hodhën bomba zhurmuese.

Qyteti i Amsterdamit dhe Prokuroria i shpallën disa sheshe “zona të rrezikshme për sigurinë”, kurse efektivët e policisë, të cilët kanë autorizim të gjerë të ndërhynë në raste të tilla, bënë thirrje përmes Twitter-it, që personat e mbledhur në Sheshin Merkator të shpërndahen dhe të shkojnë në shtëpi, dhe se në të kundërtën policia do të ndërhyjë.

Pasi që të rinjët marokenë hypën mbi makina dhe kërcenin, si dhe bllokuan transportin publik dhe përdorën një numër bombash zhurmuese, policia nga makinat e tyre paraljmëroi se “nëse nuk evakuohet masa nga sheshi, do të ndërhynë”.

Pas ndërhyrjes së policisë personat që festonin u shpërnda nëpër rrugët e afërta. Forcat e rendit qëndruan për një kohë në shesh ku po mbahej festimi dhe ndërmorën masa të kujdesit për të penguar tubimin e sërishëm të masës.

Policia njoftoi se tre persona ishin arrestuar në Hagë për prishje të rendit publik.

Kategoritë
BotaLajme