Hotelet e Kosovës me mbi 42 mijë vizitorë vetëm gjatë dhjetorit të 2022-es

Mbi 42 mijë vizitorë qëndruan në hotelet e vendit, prej tyre rreth 62% ishin të huaj, ndërsa rreth 37% ishin vendorë, raporton Ekonomia Online.

Agjensia e Statistikave të Kosovës ka realizuar një anketë ku si mostër janë marrur 209 hotele të vendit, në dhjetor të vitit 2022.Numrin më të madh të vizitorëve e ka rajoni i Prishtinës me 16 235 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 29 959 net-qëndrime.Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë.Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania etj.

Kategoritë
Ekonomi