Hoteli gjigant i Hënës që mund të ndërtohet në Dubai

Sipërmarrësit e turizmit hapësinor besojnë se një ditë ne të gjithë do të zgjedhim për pushime jashtë kësaj bote.

Ekipi që qëndron pas Moon World Resorts mendon se po ashtu.

Ata duan të ndërtojnë një seri hotelesh gjigante me kupolë që ngjajnë me hënën, të ulur këtu në planetin Tokë. Më saktësisht, në Dubai.

Çdo pjesë e sipërme e ndërtesës do të jetë një rikrijim i hënës në një shkallë të madhe, i kompletuar me kratere dhe teksturë me pamje që duken reale.

Sipërmarrësi me bazë në Kanada, Michael R. Henderson, bashkëthemelues i Moon World Resorts, i thotë CNN Travel se thelbi i projektit është se hëna është një “markë e njohur”.

Sipas Henderson, çdo Moon World Resort do të jetë “një vendpushim destinacioni shumë luksoz dhe bashkëkohor, plotësisht i integruar, me shumë komponentë brenda.

Projekti vjen me “sfida të jashtëzakonshme teknike”, shpjegon Henderson, por ai dhe bashkëthemeluesja Sandra G. Matthews po punojnë me inxhinierë dhe arkitektë të pavarur për ta bërë konceptin realitet.

Henderson thotë se përvoja e Moon World Resort do të jetë e lirë, duke treguar se regjistrimi për të ecur në “sipërfaqen hënore” të resortit do t’u kushtojë mysafirëve 500 dollarë.

Henderson parashikon hapjen e resortit të parë Moon World në 2027.

Kategoritë
BotaLajme