Hoti për Qeverinë: As nuk i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale, e as nuk iu lënë qytetarëve që t’i shpenzojnë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e parasë publike.

Hoti thotë se sikur të ulej TVSH-ja dhe të hiqej akciza përkohësisht, çmimet e prodhimit sipas tij, do të ishin më të ulëta.

“Agjencia e Statistikave vlerëson se në tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e prodhimit për biznese u rritën me 17.2% mesatarisht. Rritjen më të madhe e ka pasur energjia elektrike dhe gazi me 49.7%, duke i rritur kështu çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm”, ka shkruar Hoti.

Kategoritë
LajmeVendi