Hovenier pret ushtarak amerikan në Kosovë: Vjen me mesazh të rëndësishëm për FSK’në

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur sot në Kosovë ambasadoren Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Europiane e SHBA’së, ndërsa ka theksuar se vendi i tij e mbështetë tranzicionin e FSK’së në forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike

Në Ambasadën amerikane në Kosovë sot kanë qëndruar dy ambasadorja Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara, të cilët janë pritur nga ambasadori Hovenier.

Ndërsa mesazhi që ka përcjellë Hovenier krah këtyre ushtarakëve ka qenë jo pak i rëndësishëm.

Jam i gëzuar që po mirëpres ambasadoren Byrnes si dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara për një vizitë në Kosovë. SHBA-ja mbështet plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, ka shkruar Hovenier./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi