Hoxha: Për dallim nga Coronavirusi, varianti i fundit s’po shkakton pneumoni

62 pacientë po vazhdojnë të marrin trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Musa Hoxha. Ai për Ekonomia Online ka thënë se numri i vizitave ambulatore e konsultave ka filluar të bie.

“Në Klinikën e Pulmologjisë nga 67 sa e ka kapacitetin klinika e Pulmologjisë sot i kemi të shtruar 62 pacientë. Asnjë nuk e kemi covid pozitiv. Pacientët që janë covid pozitiv janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Sa i përket menaxhimit të situatës dhe numrit të madh të infektuarve ku çdo i treti rezulton pozitiv në bazë të testeve nevojat dhe kërkesat e pacienteve për vizita ambulatore dhe konsulta është i vogël”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se për dallim nga virusi Sars, varianti i fundit i Omriconit nuk po shkakton pneumoni.

“Gjatë kësaj pandemie siç është parë ky virusi sars cov2 dhe variantet e tij e kane prekur sistemin respirator se është virus multisitemik. Siç shihet në këtë valën e fundit variantet e omicron më tepër kanë shkaktuar trahite por jo pneumoni ose krejtësisht ndonjë rast i rrallë”, tha ai.

Kategoritë
FamiljeLajmeShëndetësiVendi