Hulk peshonte 97.6 kg para ndeshjes, luajti 90 minuta dhe u trondit kur u ngjit përsëri në peshore

Futbollisti brazilian, Hulk (36) ka mahnitur publikun me një njoftim që tregon se sa peshë ka humbur pas vetëm një ndeshjeje.

Përkatësisht, Atletico Mineiro e tij mundi Tombense 2:1 të dielën dhe Hulk para ndeshjes peshonte 97.6 kilogramë.

Braziliani luajti të gjitha 90 minutat dhe me atë rast shënoi një gol të mrekullueshëm për fitore një minutë para përfundimit të ndeshjes.

Ndeshja u luajt në orën 11:00 me diell me temperaturë 30 gradë, kështu që e gjithë kjo ndikoi ndjeshëm te futbollistët.

Se sa të vështira janë kushtet për lojë tregojnë edhe fotot që Hulk ka publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se pas ndeshjes ka humbur 5.7 kilogramë.
Gjegjësisht, pas takimit, ai përsëri u ngjit në peshore dhe më pas tregoi 91.9 kilogramë.

Kujtojmë se Hulk u kthye në Brazil në vitin 2021 pasi luan për Atletico. Ai luajti 49 ndeshje për kombëtaren braziliane dhe shënoi 11 gola.

Kategoritë
Sport