Hulumtim: Tregu i kafshëve në Wuhan është “epiqendra” e pandemisë COVID-19

Autori kryesor i hulumtimit, biologu Prof. Michael Worobey, tha se shitësit në treg kanë qenë personat e parë të infektuar me virusin dhe se më vonë është krijuar një “zinxhir infeksioni” brenda komunitetit rreth tregut.

Vlerësimet e reja për fillimin e pandemisë COVID-19 treguan se burimi i virusit nuk është një laborator i lidhur me qeverinë kineze, por se ka “prova të fuqishme” se është tregu i kafshëve në qytetin Wuhan.

Sipas lajmit të BBC-së, në kuadër të dy punimeve të publikuara të recensuara, informacionet e marra nga studimet gjenetike në lidhje me kohët e para kur COVID-19 u shfaq në Wuhan të Kinës është rivlerësuar.

Hulumtimet në dritën e informacioneve për rastet e para të COVID-19 të mbledhura rreth tregut të ushqimeve të detit në Wuhan treguan se virusi Sars-Cov-2 u gjet te gjitarët e gjallë të shitur në treg kah fundi i vitit 2019.

Studimi, i cili zbuloi një hartë të zonave ku u përcaktua virusi në treg, zbuloi se mostrat pozitive u panë kryesisht në anën jugperëndimore të tregut ku shiteshin qenët Rakun.

Shkencëtarët konfirmuan se kafshët e ndjeshëm ndaj virusit Sars-Cov-2 janë shitur kah fundi i vitit 2019 në treg.

Sipas punimit, virusi ka ndjekur dy rrugë të ndryshme të përhapjes, fillimisht është transmetuar nga kafshët tek njeriu dhe më pas nga njerëzit e infektuar tek njerëzit tjerë që kanë qenë të pranishëm në treg.

Shkencëtarët raportuan se sipas zbulimit të tyre vetëm 50 për qind e pacientëve të shtruar në spital për virusin në Wuhan kishin kontakt të drejtpërdrejt me tregun, por sëmundja u përhap më vonë nga ata që kanë shfaqur simptoma.

Autori kryesor i hulumtimit, biologu Prof. Michael Worobey, tha se shitësit në treg kanë qenë personat e parë të infektuar me virusin dhe se më vonë është krijuar një “zinxhir infeksioni” brenda komunitetit rreth tregut.

Njëri nga ata që kryente hulumtimin, virologu Prof. David Robertson nga Universiteti Glasgow, theksoi se shpreson që studimi do të korrigjonte “besimin e rremë” se virusi erdhi nga laboratori.

Disa rrethe pretendojnë se virusi mund të ketë rrjedhur nga laboratori në Institutin e Virologjisë në Wuhan, ku studiohet mbi lakuriqët.

Kategoritë
BotaLajme