Humbën jetën tragjikisht në lumin Osum, përcillen për në banesën e fundit nën e bir, fqinjët: Nuk na besohet

Pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në ujërat e lumit Osum ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar,nënë e bir janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit.

Familjarë,  miq e të afërm të familjes Xhaferraj, kanë përcjellë në orën 13:00 akt-mortet e dy viktimave të aksidentit në varrezat e Burdulliasit. Komshinj të viktimave shprehen se, Klaudia ishte një vajzë e edukuar, një nuse shembullore dhe një familje e rregullt.

 “Ishte një vajzë e mirë, i respektonte të gjithë në lagje, kishin blerë një shtëpi këtu në lagjen Çlirim, pas ardhjes nga emigrimi të bashkëshortit të Klaudias, Gjergji Xhaferraj. Lajmin e morëm vesh nga mediat dhe u tronditëm shumë. Klaudia dhe fëmijët vinin çdo ditë dhe blinin në dyqanin tim, ende edhe sot nuk e besojë që kanë vdekur”, shprehet Fizja, shitësja e dyqanit ushqimor të lagjes.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj dhe djali i saj 6-vjeçar, Samueli, humbën jetën tragjikisht në ujërat e lumit Osum ditën e djeshme, pas daljes nga rruga të Fuoristradës tip ML, me targa AB 515 CA, që drejtohej nga vetë 25-vjeçarja.

Burimet zyrtare të policisë kanë dalë në përfundimin se shkak për aksidentin e rëndë është bërë “pakujdesia në drejtimin e mjetit” nga vetë 25-vjeçarja,e cila kishte bërë fillimisht një parakalim të gabuar dhe më pas kishte humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me kangjellat e rrugës e duke rënë në lumë. /abcnews.al/

Kategoritë
LajmeVendi