Humbi zgjedhjet dhe partinë, ish-kryeministrja e Finlandës ndahet nga bashkëshorti

Më pak se një muaj pasi Sanna Marin dha dorëheqjen nga udhëheqja e socialdemokratëve, ish-kryeministrja e Finlandës njoftoi se po ndahej nga bashkëshorti i saj Markus Räikkönen pas 19 vitesh së bashku.

Marin dhe burri i saj, të dy 37 vjeç, kanë një vajzë pesëvjeçare, Emma Amalia Marin, dhe u martuan tre vjet më parë në gusht 2020.

Çifti në lidhje që në moshën 18-vjeçare, njoftoi sot se kanë bërë kërkesë për divorc.

“Jemi mirënjohës për 19 vitet që kaluam së bashku dhe për vajzën tonë të dashur”, ka shkruar Marin në një postim në Instagram. “Ne jemi ende miqtë më të mirë, pranë njëri-tjetrit dhe prindërve tanë të dashur. Ne ende do të kalojmë kohë me njëri-tjetrin. Shpresojmë se do ta respektoni privatësinë tonë. Nuk do të bëjmë komente të tjera”, shkruan ajo.

Kujtojmë se emri i Marin u përfshi në një sërë skandalesh në lidhje me festat e egra në të cilat ajo shkonte gjatë kohës që ishte kryeministre. Gushtin e kaluar, videot që qarkulluan në internet tregonin Sana Marin duke u argëtuar më shumë se duhet me miqtë e saj, çfarë shkaktoi reagime të shumta.

Kategoritë
BotaLajme