Forcat ruse kanë pushtuar 70.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas, gjë që është paguar me jetën e 395.000 ushtarëve rusë dhe afërsisht 500.000 të plagosur.
Sipas të dhënave më të fundit nga mediat ruse, në luftën trevjeçare kanë humbur jetën 395.000 ushtarë të ushtrisë ruse. Ky numër nuk përfshin vullnetarët e huaj në radhët e ushtrisë ruse, të cilët vijnë nga Koreja e Veriut, Kuba, Brazili, Serbia, Uzbekistani dhe vende të tjera.
Që nga viti 2014, Rusia ka pushtuar rreth 70.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas.
Nga ana tjetër, numri i ushtarëve rusë të plagosur vlerësohet të jetë mbi 500.000 gjatë luftës trevjeçare.
Duke përdorur këto shifra, ekspertët theksojnë se për pushtimin e 70.000 kilometrave katrorë të territorit ukrainas, kanë humbur jetën pothuajse gjashtë ushtarë rusë dhe janë plagosur rreth dymbëdhjetë të tjerë për çdo kilometër të fituar.