Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë

Qeveria e Hungarisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë, masë kjo që do të hyjë në fuqi duke nisur nga nesër.

Kryeministri Viktor Orban e bëri njoftimin me anë të një videoje në Facebook, ndërsa u shpreh se kabineti i tij do të jetë në gjendje t’u përgjigjet sfidave shpejt.

Me kalimin në gjendjen e emergjencës, Orban do të jetë në gjendje të qeverisë me dekret.

Orban, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt radhazi në prill, ka përdorur rendin e posaçëm ligjor më parë, një herë për shkak të migrimit dhe përsëri gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai është akuzuar më parë se ka përfituar nga krizat për të çuar më tej ambiciet autoritare dhe për të minuar rëndësinë demokratike të kontrolleve dhe ekuilibrave.

Kategoritë
BotaLajme