Hungaria thyen rekordin 128-vjeçar të temperaturës së lartë gjatë natës

Evropa po lufton me temperaturat ekstreme pasi vala e të nxehtit në Spanjë dhe Portugali shkaktoi vdekjen e më shumë se 330 personave javën e kaluar.

Departamenti meteorologjik i Hungarisë ka raportuar temperaturën më të lartë gjatë natës në 128 vjet me 25,4 gradë Celsius në mes të valës së të nxehtit të vazhdueshëm në Evropë.

“Niveli më i lartë i mëparshëm i temperaturës gjatë natës u regjistrua në qytetin Szeged më 24 korrik 1894 me 24,6 gradë Celsius dhe temperatura më e fundit u mat dje në kryeqytetin Budapest me 25.4 gradë Celsius”, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme Hungareze e Meteorologjisë.

Temperaturat do të ulen nga e marta dhe priten reshje shiu në disa rajone, por temperaturat do të vazhdojnë të rriten sërish në ditët në vijim.

Evropa po lufton me temperaturat ekstreme pasi vala e të nxehtit në Spanjë dhe Portugali shkaktoi vdekjen e më shumë se 330 personave javën e kaluar ndërsa Britania e Madhe regjistroi temperaturën e saj më të nxehtë ndonjëherë të martën e kaluar.

Ndërkohë, në jugperëndim të Francës, zjarret kanë gllabëruar mijëra hektarë tokë.

Kategoritë
BotaLajme