Hungaria zgjat “gjendjen emergjente” të shpallur për shkak të luftës Rusi-Ukrainë

Hungaria ka zgjatur zbatimin e “gjendjes emergjente” të shpallur me qëllim për të marrë vendime të shpejta kundër kërcënimeve ndaj vendit që përmban lufta Rusi-Ukrainë

Hungaria ka zgjatur zbatimin e “gjendjes emergjente” të shpallur me qëllim për të marrë vendime të shpejta kundër kërcënimeve ndaj vendit që përmban lufta Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra Informative e Qeverisë (KTK) thuhet se lufta në Ukrainë, fqinjin e Hungarisë vazhdon dhe se është marrë vendim që të zgjatet afati i gjendjes emergjente të shpallur më 24 maj për shkak se katastrofa humanitare e shfaqur për shkak të luftës e vendos Hungarinë në një situatë të jashtëzakonshme.

Më tej thuhet se gjendja emergjente e zgjatur 180 ditë, krahas ndihmës së qeverisë për ata që largohen nga lufta, përbën kornizën ligjore për vendime efikase dhe të shpejta për të mbrojtur sigurinë fizike, ekonomike dhe të furnizimit me energji të Hungarisë.

Kategoritë
BotaLajme