Hyri në fushë duke thyer rregullat dhe duke mbajtur në dorë kupën e Botërorit, përjashtohet kuzhinieri Nusret Gokçe

Kuzhinieri më i famshëm Nusret Gokçe ose i njohur ndryshe si “Salt Bae”, është përjashtuar nga US Open Cup pas veprimeve të tij në finalen e Kupës së Botës.

Të mërkurën, më datë 21 dhjetor, US Open Cup shkruajti: “Salt Bae është përjashtuar nga finalja e e 2023.” Kjo vjen pasi kuzhinieri i famshëm bëri bujë në rrjetet sociale në finalen e Kupës së Botës.

Pasi finalja e Katar 2022 përfundoi, Nusreti hyri në fushë gjatë festimeve të Argjentinës, gjë që sipas rregullave të FIFA-s, nuk lejohet nëse nuk ke një lidhje familjare me lojtarët apo me klubin përkatës.Ai mori kupën në dorë duke shkrepur foto, por madje edhe një çast me Messin bëri zhurmë. Kuzhinieri u afrua te Messi, duke e kapur prej krahu dhe duke i kërkuar foto, por ylli argjentinas e refuzoi dhe e injoroi, por Nusreti nuk u dorëzua dhe e ndaloi përsëri duke shkrepur një foto pa dëshirën e kapitenit të Argjentinës.

Pas këtyre pamjeve të cilat u bënë virale në internet, komentuesit shpërthyen duke thënë se kjo gjë nuk duhej të ndodhte dhe se ai nuk është askushi për të hyrë aq thjeshtë në fushë për të prekur trofeun e Kupës së Botës.

Kategoritë
Sport