I dënuari me gjobë për aksidentin në Prizren i ka 9 mijë € tiketa të papaguara, dyshohet edhe për 3 aksidente të tjera

I riu që shkaktoi aksidentin trafik më 20 dhjetor në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Prizren, ku goditi një këmbësor – pamje këto të frikshme që më pas u publikuan, ka shpëtuar pas kaluar asnjë ditë në burg. Gjykata e shpalli fajtor Xhemali Zhurin dhe e dënoi me 6 muaj burgim, por trupi gjykues vendosi ta pranojë kërkesën e avokatit që dënimi me burg të zëvendësohej me 1 mijë euro gjobë, raporton Gazeta Sinjali.

Edhe pse shprehu keqardhje në Gjykatë dhe kërkoi, duke deklaruar se aksidenti kishte ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe pa dashje, Zhuri del të jetë shofer problematik.

I gjobitur dhjetëra herë për shkelje të rregullave të komunikacionit, 22-vjeçari ka edhe të kaluar kriminale.

Siç ka mësuar Sinjali, Xhemali Zhuri ka hiç më pak se rreth 70 tiketa për rastet në të cilat është dënuar nga Policia e Trafikut65 prej të cilave as nuk i paguar.

Gjobat e shqiptuara ndaj tij për shkeljet e vazhdueshme, për të cilat nuk e ka kryer pagesën e kapin vlerën e rreth 9 mijë eurove.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se Zhuri ka mbetur edhe pa patentë shofer, që i është sekuestruar nga Policia edhe për 7 vjet të tjera, deri në vitin 2031.

Zhuri dyshohet po ashtu edhe për 3 aksidente të tjera që dyshohet se i ka kryer si rezultat I mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Emri i Xhemali Zhurit është i njohur për Policinë edhe për vepra të tjera penale, përveç atyre kundërvajtëse.

Sinjali merr vesh, në dosjen e Policisë, emri i tij përmendet edhe për vepra si “Lëndim i lehtë trupor” e “‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Kategoritë
LajmeVendi