Menjëherë pas mbërritjes në Izrael, Witkoff zhvilloi një vizitë të shkurtër në Rripin e Gazës për të kontrolluar përparimin në zbatimin e marrëveshjes së armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit
I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka mbërritur në Izrael për t’u takuar me zyrtarë të lartë izraelitë për të diskutuar zhvillimet e armëpushimit të Gazës që hyri në fuqi më 19 janar, transmeton Anadolu.
Sipas transmetuesit izraelit ‘Channel 12’, Witkoff është planifikuar të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë.
Menjëherë pas mbërritjes në Izrael, Witkoff zhvilloi një vizitë të shkurtër në Rripin e Gazës për të kontrolluar përparimin në zbatimin e marrëveshjes së armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.
Pamjet e publikuara nga transmetuesi publik izraelit ‘KAN’ tregonin të dërguarin e SHBA-së në një kolonë automjetesh të zeza brenda Gazës.
Javën e kaluar, Witkoff për Fox News tha se ai planifikon të inspektojë Korridorin Netzarim që ndan Gazën veriore nga jugu i saj,
Të hënën, qindra mijëra palestinezë të zhvendosur filluan të kthehen në Gazën veriore sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Raporte të shumta izraelite dhe ndërkombëtare sugjeruan se Witkoff luajti një rol vendimtar në bindjen e kryeministrit izraelit për t’u pajtuar për armëpushimin e Gaazës më 19 janar.
Sipas marrëveshjes, negociatat indirekte për fazën e dytë të marrëveshjes do të fillojnë në ditën e 16-të të armëpushimit.
Faza e parë 6-javore e marrëveshjes hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, që ka vrarë të paktën 47.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.
Sulmet izraelite gjithashtu kanë lënë më shumë se 11 mijë njerëz të zhdukur, me një shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare.
Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraelit për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Dretjësisë.